Ndeshja Inter-Fluminense mund të pezullohet

- Bota Sot

Ndeshja Inter-Fluminense mund të pezullohet

Interi do të luajë sonte ndaj Fluminense në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube në Charlotte, por trajneri Cristian Chivu është i shqetësuar për kushtet atmosferike që mund të çojnë në pezullimin e ndeshjes, siç ndodhi më parë me përballjen Chelsea–Benfica. Ai shpreson që një vendim përfundimtar të merret para ndeshjes për të shmangur probleme logjistike e fizike për skuadrat.

“Shpresoj të ketë një ndjenjë përgjegjësie dhe një vendim të merret deri në orën 12”, tha Chivu, i cili theksoi rëndësinë e përgatitjes fizike dhe mendore në këtë fazë të turneut.

Interi është kualifikuar si fitues i grupit pas një barazimi me Monterrey dhe fitoreve ndaj Uraëa Reds dhe River Plate. Lojtarë si Frattesi, Calhanoglu, Pavard dhe Zielinski janë kthyer në Evropë për shkak të lëndimeve, ndërsa Marcus Thuram është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje”, përcjellë KosovaPress.

Chivu gjithashtu vlerësoi kapitenin e Fluminense, Thiago Silva, dhe pranoi se skuadra braziliane është e fortë fizikisht dhe me mentalitet të lartë konkurrues.

Fituesi i ndeshjes do të përballet me Manchester Cityn ose Al-Hilalin në çerekfinale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot