Kapen në portin e Durrësit: Dy kosovarë tentojnë të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar

- Gazeta e Prizrenit

Kapen në portin e Durrësit: Dy kosovarë tentojnë të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga pa i deklaruar

Policia e Durrësit ka zbuluar dhe sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara në pikën kufitare të portit, duke parandaluar një tjetër rast të shkeljes së ligjit për qarkullimin e valutës.

Gjatë një kontrolli rutinë të bazuar në analizën e riskut, oficerët e Policisë Kufitare ndaluan dy shtetas kosovarë, të cilëve iu gjetën të fshehura në trup 22,820 franga zvicerane dhe 555 euro.

Dy të dyshuarit, E. H., 41 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç, po tentonin të fusnin shumën në Shqipëri pa e deklaruar në pikën e kalimit kufitar, duke shkelur ligjin për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë”.


Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre, ndërsa shuma e parave u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. / Gazeta Sinjali/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit