Celta Vigo është në bisedime të avancuara me Bayern Munich për transferimin e Bryan Zaragoza.
Sipas “Marca”, anësori spanjoll pritet të largohet sërish nga gjigantët gjermanë, pas një gjysmë sezoni në huazim te Osasuna.
23 vjeçari ka arritur tashmë një marrëveshje parimore me Celtan, por ende nuk është finalizuar akordi mes klubeve. Bayern është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet në huazim, por kërkon që marrëveshja të përfshijë një detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Nga ana tjetër, Celta dëshiron që blerja të jetë përhershme dhe me një çmim të përballueshëm për klubin.
Gjatë sezonit të kaluar në La Liga me Osasunën, Zaragoza regjistroi 27 paraqitje, duke humbur 10 ndeshje për shkak lëndimeve.
Ai shënoi një gol dhe dhuroi gjashtë asistime. Transferimi i tij te Celta pritet të përfundojë në ditët në vijim.