Parashikimi i motit për të martën, 01.07.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të martën, 01.07.

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shumë i nxehtë.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-44 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C. / MK /



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit