Milani po intensifikon përpjekjet për të transferuar mesfushorin shqiptar të Club Brugge, Ardon Jashari.
‘Rossonerët’ janë duke përgatitur një ofertë të përmirësuar prej 32 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, sipas ekspertit italian Nicol Schira.
Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.4 milionë euro.
Siç u raportua edhe më parë, Jashari është i vendosur të bashkohet me kuqezinjtë, duke refuzuar interesimin e Manchester United dhe duke shtyrë drejt këtij transferimi.
Megjithatë, Club Brugge e vlerëson lojtarin e tyre rreth 40 milionë euro dhe bisedimet vazhdojnë ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, synon ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt.
Jashari ka pasur një sezon shumë të mirë 2024/225, me katër gola dhe gjashtë asistime në 52 ndeshje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në kampionatin belg dhe objektiv i madh për projektin e ri të Milanit.
Kujtojmë se përveç Milanit në garë për shërbimet e Jasharit është edhe Borussia Dortmund.