Real Madrid-Juventus formacionet e mundshme

- Bota Sot

Real Madrid-Juventus formacionet e mundshme

Për herë të parë jashtë Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Juventus përballen në një ndeshje zyrtare që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në kuadër të raundit të 16-të të FIFA Club Ëorld Cup në Miami.

Takimi i fundit mes tyre ishte në prill 2018, kur Juventusi rikuperoi rezultatin 3–0 të ndeshjes së parë, por një penallti në minutat e fundit e çoi Realin në gjysmëfinale, ku Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë.

Juventus u mposht rëndë nga Manchester City në ndeshjen e fundit të grupeve, por fitoi bindshëm ndaj Al Ain dhe Ëydad AC për të siguruar kualifikimin. Real Madridi, nën drejtimin e Xabi Alonsos, pas barazimit 1–1 ndaj Al Hilal, ka treguar rritje me fitore 3–1 ndaj Pachuca dhe 3–0 ndaj RB Salzburg për të fituar Grupin H, përcjellë KosovaPress.

Te Real Madridi, Kylian Mbappe pritet të mbetet në stol pasi ka qenë i sëmurë. Alaba, Camavinga, Endrick dhe Mendy mungojnë për shkak dëmtimesh. Alonso pritet të vazhdojë me skemën me tre mbrojtës.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Rüdiger, Tchouaméni, Huijsen; Alexander-Arnold, Valverde; Güler, Bellingham, F. García; G. García, Vinícius Júnior

Juventus (3-4-3): Di Gregorio; Savona, Kelly, Kalulu; Costa, Thuram, Locatelli, Cambiaso; Conceição, Kolo Muani, Yildiz

Juan Cabal mungon për shkak të një dëmtimi serioz në gju, ndërsa lojtarët si Yildiz, Kolo Muani dhe Cambiaso pritet të rikthehen titullarë pas rotacionit në ndeshjen ndaj Cityt.

Ndeshja pritet të jetë një duel klasik mes dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian, me një vend në çerekfinale si shpërblim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot