Albion Marku nuk do të jetë më futbollist ETO FC

- Bota Sot

Albion Marku nuk do të jetë më futbollist ETO FC

Albion Marku nuk do të jetë më futbollist i ETO FC. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi.

Hungarezët falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në vazhdim.

Ish-i i Partizanit, Laçit dhe Teutës në Superiore, tashmë është një futbollist i lirë.

“Gjithë të mirat,

Faleminderit për punën tënde të palodhur me të gjelbrat dhe të bardhat dhe të uroj fat në kapitullin tënd të ardhshëm”, shkruan klubi.

Kujtojmë se aventura e Markut në Hungari ka zgjatur vetëm 1 sezon, teksa palët mbyllin mbashkëpunimin mes tyre para se të përfundojë kontrata. Kështu  24-vjeçari kthehet një opsion për skuadrat e elitës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot