Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian.
Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ishte paraparë që të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai nuk po merr pjesë në këtë ngjarje.
Vuçiq është tërhequr momentin e fundit nga ky event.
Derisa nuk dihet se pse shefi i shteti serb nuk ka qenë i pranishëm në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut.