Ishte shumë i ri por kishte vetëbesim të madh në fushën e lojës.
Trajnerët Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni i beuan Rafet Prekazit pozitën e titullarit kundër Rijekës në finalen e Kupës “Marshall Titos” – ish Jugosllavisë.
Në finalen e madhe të vitit 1978.
Trepça e pafat, e humbi takimin me rezultat 1:0 pas 120 minutave.
Karakteristika tjetër e Rafet Prekazit ka qenë më 9 qershor të vitit 1985!
Prishtina e mposhti Vardarin e Shkupi me rezultat 2:0 madje me një futbollist më pak nga minuta e pestë për faktin se Agim Cana u përjashtua direkt me karton të kuq pas një starti të ashpër.
Në fund të pjesës së parë stadiumi i Prishtinës shpërtheu sikur në stadiumet latinoamekane, Prekazi shënoi, në anën tjetër kryetrajneri i Prishtinës së asaj kohe, Mirosllav Çiro Bllazheviq, gatiusa fluturoi nga gëzimi.
24 maj, 1978
RIJEKA – TREPÇA 1:0
Stadiumi Marakana në Beograd.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar kryesor Radmillo Ristiq (Beograd).
Shënues: Radoviç (91’).
Rijeka: Avramoviq, Makin, Hrstiq, Cukrov, Radin, Juriçiq, Durkaliq, Radoviq (Shugar), Kustudiq, Ruzhiq, Desnica.
Trepça: Mutibariq, Liljak, Gërboviq, Rafet Prekazi, Celina, Miletoviq, Radojeviq (Radeviq), Cimili (Ajeti), Stoliq, Ademi, Savoviq.
9 qershor, 1985
PRISHTINA-VARDARI 2:0
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 35.000.
Gjyqtarë: Millorad Vlajiqi (Beograd), Frane Bashica (Dubrovnik), Ivan petroviqi (Valpova).
Kartoni kuq: Agim Cana.
Shënues: Prekazi (45’), Batroviqi (75’-nga penalltia).
Prishtina: Nexhet Zhaveli, Agim Cana, Faton Domi, Rafet Prekazi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviqi, Xhevdet Muriqi (Mensur Nexhipi), Sahit Kelmendi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.
Vardari: Groshev, Najdovski, Simonovski, Simoski, Setinov, Janeski, Zdravkov, Georgijevski, Pançev, Saveski dhe Ringov.