Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e tij në këtë takim të rëndësishëm rajonal është
KosovaPress ka mësuar se në vend të Vuçiqit, Serbia ka dërguar ministrin për integrim Evropën, Nemanja Staroviq.
Nuk ka ende një qëndrim zyrtar për mungesën e Aleksandër Vuçiq në Samit, si rrjedhojë nuk dihet nëse një nga arsyet mund të jenë edhe trazirat e brendshme në Serbi.
Ndërkohë, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha të martën se në darkën e mbrëmshme me liderët rajonalë dhe përfaqësuesit e unionit evropian kanë diskutuar për Planin e Rritjes së BE-së për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo nuk dha detaje për një gjë të tillë.
Ndryshe, samiti po zhvillohet në një moment kur BE ka riafirmuar përkushtimin për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu ka theksuar nevojën për respektim të vlerave themelore, përfshirë sundimin e ligjit, demokracinë dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.