Bernardo Silva, mesfushori i Manchester City, dha mendimin e tij pas disfatës 3-4 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës për Klube.
“Kishim ambicie të mëdha për këtë kompeticion, donim të arrinim vërtet larg.
Mendoj që skuadra luajti mirë, prandaj jemi shumë të zhgënjyer.
Djemtë në dhomën e zhveshjes e dinë që jemi përmirësuar dhe po përmirësohemi shumë.
Po fillojmë ta ndiejmë skuadrën, atmosferën në dhomën e zhveshjes, energjinë dhe madje edhe mënyrën si luajmë.
Mendoj që kemi pasur përmirësime.
Nuk jemi plotësisht të kënaqur, sepse donim të bënim shumë më mirë, por po fillojmë të ndiejmë një energji të mirë nga skuadra për t’u rikthyer në nivelin tonë”.