Amanda Dedej mposht në finale rivalen serbe

- Bota Sot

Amanda Dedej mposht në finale rivalen serbe

Amanda Dedej ka rrëmbyer medaljen e artë në turneun prestigjioz të karatesë që u zhvillua në qytetin e Poreçit në Kroaci.

Sportistja e talentuar shqiptare dominoi kategorinë U-14 (nën 14 vjeç) në peshën deri në 52 kilogramë, duke treguar nivel të lartë teknik dhe garues.

Në finalen e madhe Dedej mposhti me rezultatin 4:0 sportisten nga Serbia, Neda Mariçeviç, në një duel ku shkëlqeu me kontroll të plotë të sfidës.

Për të arritur deri te titulli, Dedej kaloi me sukses gjashtë ndeshje radhazi, duke dëshmuar jo vetëm aftësi, por edhe vendosmëri dhe pjekuri në një moshë të re.

Turneu në Poreç është një nga më të rëndësishmit në karate për grupmoshat e reja dhe këtë vit mblodhi mbi 2800 sportistë nga 70 vende të botës, duke e bërë fitoren e Amandës edhe më domethënëse për sportin shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot