Juventus e ka seriozisht për Sancho, bën gati ofertën 25 milionë euro

- Bota Sot

Juventus e ka seriozisht për Sancho, bën gati ofertën 25 milionë euro

Merkatoja e verës ka nisur me vrull për Juventusin, që përveç kërkimeve për një sulmues të ri, po shtyn fort për një goditje të rëndësishme në krahët e sulmit: Jadon Sancho është në shënjestrën e bardhezinjve.

Sipas mediave italiane, trajneri Igor Tudor pëlqen shumë profilin e anglezit dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e tij. 

Sancho vjen pas një sezoni të mirë në huazim te Chelsea, ku kontribuoi në triumfin në UEFA Conference League nën drejtimin e Enzo Marescës.

Pas përfundimit të huazimit, Sancho është rikthyer te Manchester United, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Kjo i ka hapur derën një largimi të mundshëm dhe Juventusi po përfiton për të ndërhyrë me ofertën prej 25 milionë euro.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet paga e lartë e lojtarit, e cila aktualisht kap shifrën e rreth 15 milionë euro në vit – një shumë jashtë standardeve të Juventusit. Palët po negociojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, ndoshta me ndihmën e United për të mbuluar një pjesë të pagës në vitin e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot