Xhon Elkan, pronari i Juventusit dhe figura kyçe e grupit “Exor”, ka vendosur të zbresë personalisht në “fushë”, për t’i dhënë një shtysë psikologjike dhe financiare skuadrës bardhezi.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Elkan ka premtuar një bonus prej 1 milion eurosh nëse skuadra arrin të eliminojë Real Madridin në ndeshjen e sotme.
Ky stimul financiar, që përkthehet në rreth 30 mijë euro për çdo lojtar, ka për qëllim të rrisë motivimin dhe përkushtimin e futbollistëve në një sfidë që do të jetë ndër më të vështirat në turne.
Burime pranë klubit nuk përjashtojnë mundësinë që kjo shumë të rritet më tej në rast se Juventusi arrin të avancojë.