Gresild Lika ka vendosur ta vazhdojë karrierën me Ilirinë në Kategorinë e Parë. Klubi i shpallur kampion në të dytë ka zyrtarizuar transferimin e tij së fundmi.
Kështu nuk ka ribashkim të Likës me Skënderbeun. 27-vjeçari do i ketë rivalë në edicionin e ardhshëm.
Kujtojmë se për herë të fundit, Lika ishte pjesë e Vorës. Më parë ka luajtur edhe me Partizanin ku ka nisur karrierën, teksa numëron eksperienca te disa klube shqiptare.
“KF Iliria njofton afrimin e sulmuesit Gresild Lika, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Lika është një profil sulmuesi me nuhatje për golin dhe aftësi të mira teknike, që pritet të japë kontribut të menjëhershëm në fazën ofensive të ekipit. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tone”, shkruan Iliria.