Futbollisti Kylian Mbappe, si duket ka lënën pas sëmundjen.
Sipas Marca, ai do të jetë i gatshëm të luaj kundër Juventusit, në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Ndeshja pritet të zhvillohet sonte, nga ora 21:00.
Trajneri Xabi Alonso ka konfirmuar se ylli francez është rikuperuar plotësisht nga problemet me gastroenteritin dhe ka marrë pjesë në stërvitjet e fundit me ekipin.
“Ka shumë gjasa që Mbappe të luajë. Do të vendosim orët e fundit, por ai është gati,” u shpreh Alonso në konferencën për shtyp.