Afati kalimtar është ende në gjysmë të saj.
Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve.
Më poshtë po përmendim disa nga emrat të mirë të lirë aktualisht, pra lojtarë me parametra zero:
Nicolas Tagliafico – Mbrojtësi argjentinas është larguar nga Lyon dhe ka oferta nga Serie A. Dëshira e tij është të luajë në Premier League, ku edhe aty ofertat nuk mungojnë.
Jonathan David – E kërkon gjysma e europës. Sulmuesi kanadez është i lirë pas largimit nga Lille. Kërkohet nga Bayern, Tottenham, Arsenal Newcastle United, Juventus dhe Aston Villa.
Thomas Partey – Mesfushori ganez është i larguar nga Arsenali, ku kontrata i ka mbaruar. Ka zhvilluar bisedime me Barcelonën, por po tundohet nga ideja për të luajtur në Arabinë Saudite.
Christian Eriksen – Mesfushori danez nuk ka më vend te Manchester United. Ka disa oferta nga La Liga, kampionati i tij i preferuar, por pëlqehet edhe në Serie A.