Ish-mesushori anglez përfundon në pranga

- Bota Sot

Ish-mesushori anglez përfundon në pranga

Ish-mesfushori i Anglisë, Paul Ins, përfundoi pas hekurave, pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sipas stacionit BBC, lojtari që ka veshur 52 herë fanelën e “Tre Luanëve”, u arrestua pasi u përplas në një rezervat qendror në Çeshajr, një qark në veriperëndim të Anglisë.

“Oficerët shkuan në vendngjarje dhe arrestuan burrin 57-vjeçar. Pol Ins është akuzuar kështu për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, tha Policia e Çeshajr në një deklaratë.

Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatë, të premten e 18 korrikut. Ish-mesfushori Ins luajti për Mançester Junajtid, Interin dhe Liverpulin, duke fituar dy tituj të Premier Ligës dhe dy Kupa FA.

Ai u bë kapiteni i parë me ngjyrë i Anglisë para se të niste një karrierë si trajner te Blackburn Rovers, MK Dons, Blekpull dhe Riding.



Lexoni të gjitha në Bota Sot