Kievi: Avionët luftarakë ukrainas shkatërruan mbi 600 objektiva gjatë qershorit

- Bota Sot

Kievi: Avionët luftarakë ukrainas shkatërruan mbi 600 objektiva gjatë qershorit

Forcat ajrore të Kievit thanë se avionët luftarakë ukrainas shkatërruan më shumë se 600 objektiva gjatë gjithë muajit qershor.

“Këto përfshinin objekte logjistike si dhe vende të përqendrimit të fuqisë punëtore dhe pajisjeve armike”, thuhet në njoftimin e forcave, raporton Sky News.

Ndërkohë, në njoftim gjithashtu u tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan 4 mijë 750 objektiva, të cilat përfshinin disa lloje dronësh dhe raketash ruse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot