Eksodi drejt Britanisë nuk ndalet, shtohet presioni për Starmer! Mbi 20 mijë emigrantë kaluan kanalin e La Manshit në 6 muaj, numri më i lartë prej 2018

- Bota Sot

Eksodi drejt Britanisë nuk ndalet, shtohet presioni për Starmer! Mbi 20 mijë emigrantë kaluan kanalin e La Manshit në 6 muaj, numri më i lartë prej 2018

Rekord i ri shifrash është vendosur në Britaninë e Madhe ku më shumë se 20 mijë azilkërkues kanë kaluar kanalin e La Manshit.

Azilkërkuesit të cilët kanë kaluar nga data 1 Janar, kanë kaluar përmes anijeve të vogla duke vendosur shifrën rekord për gjysmën e parë të vitit.

Vetëm t ë hënë u regjistruan 879 migrantë të tjerë që mbërritën në Britani, duke çuar totalin në 19,982 në gjashtë muaj, një rritje prej 48% krahasuar me vitin e kaluar (13,489) dhe 75% më shumë se në 2023 (11,433).

Janë pikërisht këto shifra të cilat kanë rritur presionin ndaj kryeministrit Keir Starmer, i cili po kërkon një vend për bashkëpunim për kampe jashtë Britanisë.

Ky është gjithashtu rekordi më i lartë gjysmëvjeçar që nga viti 2018, kur filluan të regjistroheshin mbërritjet e migrantëve në Britani.

Starmer po përballet me presion për të adresuar problemin dhe është zotuar se do të “shkatërrojë bandat” e trafikantëve.

Qeveria njoftoi se mbi 24,000 persona pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar janë dëbuar që nga korriku i kaluar. Në vitin 2024, 73 persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Kanalin e La Manshit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot