Reali llogarit vetëm kualifikimin

- Bota Sot

Reali llogarit vetëm kualifikimin

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dean Hausen, ka folur për mediat përpara ndeshjes ndaj Juventusit.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka qenë i paprekshëm për Ksabi Alonson në tri ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube. Dhe përveç ndonjë surprize, ai do të jetë titullar në qendër të mbrojtjes kundër bardhezinjve.

NIVELI – “Nuk i shoh shumë mesazhet. Vazhdoj të luaj dhe jam i lumtur që njerëzit mendojnë se po luaj mirë. Jam i lumtur, por gjithmonë ka vend për përmirësim. Shpresojmë që ndaj Juventusit do të shohim se ka vend për përmirësim”.

PËRSHTATJA – “Është kënaqësi të kemi lojtarët e rinj që vijnë.

Ata janë çelësi”. Plani i ndeshjes: “Plani është të jemi 100% në formë fizike dhe të fitojmë”.

JUVENTUSI – “Mendoj se ata specializohen shumë në mbrojtje. Ata punojnë shumë. Jam shumë mirënjohës ndaj tyre; kam mësuar shumë gjatë kohës që isha pjesë e Juves”.

ORARI I PAPËRSHTATSHËM – “Është ai që është dhe nuk mund ta ndryshojmë. Duhet të luajmë dhe kaq!” MOTIVIMI FINANCIAR – “Ne luajmë për krenari dhe fitore dhe kemi një plan. Duam të ngremë trofeun. Ne jemi Reali i Madridit dhe gjithmonë duhet të fitojmë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot