Durrsakët nisin përgatitjet për sezonin e ri

- Bota Sot

Durrsakët nisin përgatitjet për sezonin e ri

Teuta nisi dje zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2025- 2026. Synimet mbeten po ato të viteve të fundit, renditja në 4 vendet e para.

Është përcaktuar edhe axhenda e fazës, ndërsa për momentin deri në mes të korrikut do t’i kryejnë seancat në Durrës e më pas do të zhvendosen diku tjetër, ku do të grumbullohen për 17 ditë.

Kështu, siç dihet, gjatë muajit qershor, 5 lojtarë janë larguar e nuk do të jenë më pjesë e bregdetarëve, teksa nuk kanë rinovuar për sezonin e ri.

Ndërkohë në Durrës ditën në vijmë pritet të bashkohet me Teutën, mbrojtësi Përgjoni dhe portieri Selmani, të cilët ishin pjesë e Tiranës, por tashmë ka mbyllur bashkëpunimin me klubin bardheblu dhe do të vihet nën urdhrat e Bledar Hodos.

Krahas Përgjonit dhe Selmanit, Teutës pritet t’i bashkohen dhe disa afrime të tjera që gjithashtu pritet të zyrtarizohen të këto ditë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot