Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem,

- Bota Sot

Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem,

Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem!

Federata e Futbollit në bashkëpunim me “Beachee Albania”, do të organizojë për të dytin vit radhazi kampionatin e futbollit të plazhit, i cili këtë sezon do të zhvillohet në Golem, më 26 dhe 27 korrik.

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se vendet janë të limituara, ndaj të gjitha ekipet e interesuara duhet të nxitohen për t’u regjistruar sa më parë.

Ky aktivitet synon të promovojë futbollin e plazhit si një formë argëtuese dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar një tjetër hapësirë për zhvillimin e futbollit amator në vend.



Lexoni të gjitha në Bota Sot