Zhegrova kthehet në stërvitje me Lillen

- Bota Sot

Zhegrova kthehet në stërvitje me Lillen

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer te skuadra franceze Lille pas një periudhe pushimi dhe rikuperimi në Kosovë për shkak të një dëmtimi.

Ai ka rifilluar stërvitjen me ekipin dhe po përgatitet për sezonin e ri.

Sulmuesi 26-vjeçar ka qenë jashtë fushave që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të një lëndimi që e ka penguar të marrë pjesë në ndeshjet e fundit.

Para dëmtimit, ai pati një sezon të suksesshëm në Ligue 1, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë dy asistime në 21 ndeshje të zhvilluara gjatë edicionit 2024/2025.

Mediumet franceze raportojnë se e ardhmja e Zhegrovës te Lille nuk është e sigurt dhe disa klube të njohura evropiane po ndjekin me vëmendje situatën e tij. 

Mes klubeve që kanë shfaqur interesim për sulmuesin kosovar përfshihen Atalanta, RB Leipzig dhe Napoli, të cilat janë përfshirë në garë për nënshkrimin e tij.

Ndërkohë, Edon Zhegrova po përpiqet të rikthehet në formën më të mirë dhe të sigurojë vendin e tij në skuadrën e Lille.



Lexoni të gjitha në Bota Sot