Thiago Silva zbulon telefonatën para ndeshjes

- Bota Sot

Thiago Silva zbulon telefonatën para ndeshjes

Fluminense bëri surprizën e madhe mbrëmjen e djeshme duke fituar 2-0 ndaj Interit në Kupën e Botës për Klube, duke i nxjerrë kështu përfundimisht nga gara zikaltrit.

Mesa duket një meritë të madhe në këtë triumf të Fluminense ka edhe trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, i cili iu ka dhënë këshillat e duhura brazilianëve si ta mposhtin Interin.

Këtë gjë e ka zbuluar, kapiteni i Fluminense, legjendari Thiago Silva, i cili në një intervistë për SportMediaset, ka treguar se ka folur me Max Allegrin para ndeshjes dhe ka marrë prej tij disa këshilla.

“Allegri na dha disa informacione të mira dhe unë nesoj e iu kam transmetuar në mënyrën më të mirë të mundshme shokëve të skuadrës. E denim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj tyre, por jam i lumtur që fituam.

Edhe pse me topin nuk arritëm të luanim siç jemi mësuar, bëmë shumë mirë në aspektin mbrojtës.

Jam shumë i kënaqur me kualifikimin, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Thiago Silva.



Lexoni të gjitha në Bota Sot