Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

- Bota Sot

Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

Katër karikaturistë janë arrestuar në Turqi pas publikimit të një vizatimi në revistën satirike LeMan, që sipas autoriteteve përshkruante profetin Muhamed dhe Moisiun duke shtrënguar duart, në sfondin e një lufte me raketa.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi karikaturën një “provokim të ndyrë” dhe paralajmëroi se “ata që tregojnë mungesë respekti ndaj profetëve do të mbahen përgjegjës para ligjit.”

“Nuk do të lejojmë askënd të flasë kundër vlerave tona të shenjtë. Ata që tregojnë mungesë respekti ndaj profetit tonë dhe profetëve të tjerë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, u shpreh Erdogan.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya publikoi video të arrestimeve në rrjetin X, ku karikaturistët shihen të prangosur e të zvarritur nga policia. Njëri prej tyre ishte zbathur.

Revista LeMan kërkoi falje për ata që ndiheshin të ofenduar, por tha se vizatimi ishte keqkuptuar dhe nuk kishte për qëllim të fyente fenë islame. Sipas saj, autori donte të tregonte vuajtjen e një myslimani të vrarë në sulmet izraelite.

“Vepra nuk i referohet Profetit Muhamed në asnjë mënyrë.”, deklaroi revista.

Organizatat për të drejtat e njeriut dënuan arrestimet si shkelje të lirisë së shprehjes, ndërsa Turqia mbetet një nga vendet me lirinë më të kufizuar të shtypit në Evropë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot