Gjashtë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren shqiptare

- Bota Sot

Gjashtë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren shqiptare

Emanuele Ndoj nuk është më pjesë e ekipit të Latina Calcio.

Mesfushori ka vendosur që të mbyllë aventurën me ekipin që militon në Serie C italiane, liga e 3-të për nga rëndësia.

Tashmë, 28-vjeçari është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve dhe “okazion” për shumë ekipe.

Mesfushori dikur thirrej edhe në Kombëtaren shqiptare, duke luajtur 6 ndeshje e shënuar 1 gol.

Ndoj ka një karrierë të pasur në Itali, pasi ka luajtur me ekipe të njohura.

Në të shkuarën, 28-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Padova, Roma, Brescia, Cosenza, Catania dhe Latina Calcio.



Lexoni të gjitha në Bota Sot