Ish-sulmuesi i Real Madrid, Joselu, ka thënë se Gonzalo Garcia mund të jetë numri 9 i ri i klubit. 21-vjeçari është aktualisht në aksion në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.
Duke debutuar me ekipin e parë më parë këtë sezon, Garcia po shkëlqen në Kupën e Botës për Klube, duke shënuar tri herë në katër ndeshje.
Pasi shënoi në fitoren 3-1 ndaj Salzburgut në ndeshjen e fundit të Madridit në grup, Garcia shënoi golin e fitores ndërsa Los Blancos mposhtën Juventusin 1-0 në raundin e 1/8-ave për të arritur në çerekfinale.
Pas performancave të shkëlqyera të bashkatdhetarit të tij në Kupën e Botës për Klube, Joselu tha:
“Gonzalo? Kërkimi për një numër 9 duhet të NDALOJË. Ne kemi gjetur një profil të pabesueshëm”.
Joselu luajti 51 herë në të gjitha kompeticionet për Los Blancos, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë tre asiste. Kjo përfshin 17 gola dhe dy asiste në 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin 2023-24, teksa skuadra e Carlo Ancelotti-t fitoi dy tituj në La Liga dhe Champions League.