“Arena Thun” me një kapacitet prej 8.100 vendesh do të jetë arena ku nis Europiani i futbollit të femrave, i cili do të jetë një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.
Për këtë event UEFA ka njoftuar se takimi mes Islandës dhe Finanladës nuk do të konsiderohet si takimi hapës i këtij turneuu, i cili zyrtarisht nis tre orë më vonë në St. Jakob-Park të Bazelit ku Zvicra do të ndeshet me Norvegjinë.
Sipas UEFA-s kjo zgjedhje nuk ka qenë e rastësishme.
Sipas tyre takimi mes Zvicrës dhe Norvegjisë është më i rëndësishëm dhe për këtë motiv është caktuar që të luhet në një orar më të përshtatshëm.