Guangju fiton me Asanin titullar

- Bota Sot

Guangju fiton me Asanin titullar

Guangju ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Koresë.

Skuadra e Jasir Asanit ka mposhtur me shifrat 1-0 Ulsan, që luajti në Botërorin e Klubeve.

Goli i vetëm i sfidë u realizua nga Ço Sung-Gown në të 75-ën ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi titullar duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes.

Rikujtojmë që Ulsan ishte pjesë e grupit F me Dortmund, Fluminensen dhe Mamelodin dhe u eliminua në fazën e grupeve duke mos marrë asnjë pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot