Lamine Yamal ka qenë sot pjesë e ekipit të Barcelonës në prezantimin e fanellave të reja për sezonin 2025/26.
E 17 vjeçari, i cili shumë shpejt pritet ta marrë numrin 10 në fanellë, të cilën e kanë mbajtur më herët legjendarët Lionel Messi, Diego Armando Maradona e Ronaldinho, gjatë ceremonisë së prezantimit të fanellave të reja ka dhënë fjalë të mëdha.
Ai i ka paralajmëruar kundërshtarët përmes një deklarate të shkurtër, por të fuqishme.
“Pas pesë vjetësh do të jem 22 vjeç… Bëhuni gati, Barça dhe krejt bota. Do të jetë një situatë e pakontrollueshme!”, u shpreh ylli i Kombëtares së Spanjës në Euro 2024.
Yamal e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe është njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë 2025.
Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, shumëkush pret që ai të hyjë në mesin e legjendave të futbollit me karrierën që e ka përpara. /