Yamal nga sezoni i ri do të merr numrin e ”legjendave”

- Bota Sot

Yamal nga sezoni i ri do të merr numrin e ”legjendave”

Lamine Yamal është një prej futbollistëve më të talentuar në botë.

Sulmuesi spanjoll ka pasur një sezon fantastik me Barcelonën, ku shënoi 18 gola dhe bëri 21 asistime.

17-vjeçari tashmë është afër rinovimit të kontratës me skuadrën katalanase.

Por nga sezoni tjetër, Yamal do të mbaj mbi supe një fanellë të veçantë, atë me numrin 10, të cilën do ta vesh pasi të mbush 18 vjet.

Fanellën me numrin 10 te Barcelona e kanë veshur legjendat si Lionel Messi, Diego Armando Maradona, Ronaldinho, Pep Guardiola, Juan Roman Riquelme, Rivaldo, Gary Lineker e të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot