Vllaznia ka kryer ditën e sotme një tjetër miqësore parasezonale.
Megjithatë, rezultati nuk ka qenë më i miri për skuadrën shkodrane që u përball me Petrolulin në Slloveni.
Ekipi i drejtuar nga Edi Martini është mposhtur me rezultatin 2-0 ngë ekipi rumun.
Petrolul arriti të ndëshkojë Vllazninë në minutën e 19-të falë golit të realizuar nga Dumtsios.
Ndërsa në minutën e 36-të të kësaj miqësoreje, rumunët shënuan të dytin me Radu.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Vllazninë në prag të nisjes së rrugëtimit europian.