Një situatë e tensionuar dhe aspak profesioniste u regjistrua në minutën e gjashtë në duelin ndaj Real Madrid dhe Juventus të vlefshëm për Botërorin e Klubeve, ku skuadra spanjolle triumfoi me rezultatin 1-0.
Protagonistë u bënë Bellingham dhe Arda Guler.
Turku mori topin në një zonë të mirë me shumë hapësirë përpara tij, por e uli ndjeshëm ritmin, duke e pasuar mbrapa.
Në këto moment pati një përplasje verbale mes Bellingham dhe Guler, teksa ndeshja ishte duke u luajtur.