Pas një sezoni jo të mirë, Manchester City është eliminuar edhe nga Kupa e Botës për Klube, ku ishin një prej skuadrave favorite.
“Cityzens” u eliminua në 1/8 e finales nga skuadra arabe, Al Hilal, e cila fitoi me rezulytat 4-3 gjatë extra-time.
Me katër transferimet e reja, Rayan Cherk, Rayan Aït-Nouri, Marcus Bettinelli dhe Tijjani Reijnders, trajneri Pep Guardiola tashmë po merr masa për të zvofëluar numrin e futbollistëve në skuadër.
Me 32 futbollistë në ekip, City synon largimin e disa prej tyre të cilët kanë oferta dhe nuk janë në planet e Guardiolës.
Ilkay Gundogan kërkohet nga Galatasaray, ndërsa John Stones nuk luajti asnjë minutë në Kupën e Botës për Klube dhe janë në listën e largimeve bashkë me Nathan Ake i cili ka pasur probleme me lëndime gjatë dy sezoneve të fundit.
Mateo Kovacic ka disa oferta dhe mund të largohet, derisa Jack Grealish, Kyle Walker dhe Kalvin Phillips dhe James McAtee, janë të gjithë në listën e largimeve.