Liverpooli ka zyrtarizuar disa ndryshime në stafin teknik, përfshirë emërimin e Giovanni van Bronckhorst si ndihmës trajner i Arne Slot. Ish-trajneri i Feyenoordit dhe Rangers, i cili së fundmi drejtoi Besiktasin, zëvendëson John Heitinga, i cili mori drejtimin e Ajaxit.
Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe ndryshime në stafin e portierëve. Xavi Valero, që më parë ka punuar me Rafael Benitezin te Liverpool dhe klube të tjera evropiane, i bashkohet skuadrës në vend të Fabian Otte dhe Claudio Taffarel, të cilët janë larguar nga klubi.
Sezoni i ri për Liverpoolin nis më 10 gusht në Community Shield kundër Crystal Palace, ndërsa kampionati starton më 15 gusht me një ndeshje ndaj Bournemouth.