Shkambi Baruti dhe Henri Zuna ishin dy lojtarë që u kthyen te Partizani pas huazimit në Kategorinë e Parë.
Asnjë prej tyre nuk udhëtoi me ekipin drejt Ohrit. Kështu automatikisht dolën jashtë llogarive të ekipit për sezonin e ri. Zuna nuk vonoi për të gjetur skuadër.
Mbrojtësi i krahut të djathtë do të kontribuojë te Vora, që këtë sezon luan në Superiore. Dhe pse Partizani, përveç Martinezit, nuk ka alternativa natyrale, sërish erdhi largimi i Zunës. 22-vjeçari e pati eksperiencën e fundit me fanellën e Kastriotit.
Në anën tjetër, qëndron Baruti. 21- vjeçari nga Kosova u huazua tek Erzeni në edicionin e fundit.
Shijakasit ranë nga kategoria dhe Baruti u kthye më pas te Partizani. Për shtatlartin e qendrës së mbrojtjes duket se është çështje kohe zyrtarizimi i skuadrës së re.