Francezi hedh firmën në kontratë, Interi përforcohet për sulmin

- Bota Sot

Francezi hedh firmën në kontratë, Interi përforcohet për sulmin

Anzh-Joan Boni është tashmë lojtar i Interit.

Sulmuesi është larguar nga selia e zikaltërve sot pasi ka firmosur.

Kontrata e tij raportohet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. Paga për të ndërkohë do të jetë 2 milionë euro në sezon.

Vetë Parma fiton rreth 25 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit francez. 21-vjeçari ishte pjesë e Parmës nga viti 2021.

Tashmë Anzh-Joan Boni duhet të tregojë veten tek Interi. Në Seria A ka shënuar gjithësej 6 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot