Ildi Gruda është çështje te Vllaznia. “Panorama Sport” mësoi se sulmuesi i kuqebluve nuk ishte i gatshëm në miqësoren e djeshme. Gruda madje është larguar nga grumbullimi.
Pakënaqësitë e kanë shtyrë sulmuesin për këtë vendim, ndërsa e ardhmja mbetet në “ajër”. Disa muaj më parë, pikërisht në nëntorin e kaluar, trajneri Edi Martini ironizonte me kuqeblutë për Grudën.
“Te Vllaznia duhet të më falënderojnë, sepse ia bëjmë lojtarët gati dhe i marrin të gatshëm.
Aty e kishin, e çuan edhe te Shënkolli”, u shpreh Martini, kur ishte trajner i Teutës. Asokohe Vllaznia mposhti 2 me 1 Teutën, ndërsa golin e fitores për kuqeblutë e shënoi Gruda.