Skuadra e Tefik Çangës synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.
Skuadra nga Tërni ka vazhduar kontratën me futbollistitn Edmond Hyseni.
"Edmond Hyseni vazhdon me ne!
Mbrojtësi ynë i krahut, Edmond Hyseni, pas paraqitjeve jashtëzakonisht të mira në Ligën e Dytë, do të vazhdojë të jetë pjesë e KF
Tefik Çanga edhe në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës!
I njohur për saktësinë në ndërhyrje, luftën në duele dhe kontrollin e mirë të topit, Hyseni mbetet një pikë e fortë në repartin e mbrojtjes sonë!
Bashkë drejt sukseseve të reja!”, njofton KF Tefik Çanga.