Pogradeci nis sezonin e ri me synim Superioren

- Bota Sot

Pogradeci nis sezonin e ri me synim Superioren

Pogradeci ishte një nga surprizat më të bukura të sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë.

Skuadra liqenore u afrua gjithashtu edhe me ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Por në finalen e Play Off-it përballë Tiranës ishin të pafat pasi u mposhtën me shifrat 1-0.

Megjithatë, sezoni i shkuar është lënë pas dhe Pogradeci tashmë është zhvendosur në projektin e ri.

Liqenorët sot kanë nisur stërvitjen për sezonin e ri futbollistik. Pogradeci ka publikuar ditën e sotme fotografi nga qendra stërvitore dhe këtë sezon do të shpresojnë sërish ngjitjen në elitë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot