“Me një grusht në faqe” – prizrenasi pretendon se u sulmua në market nga një i mitur (VIDEO)

- Gazeta e Prizrenit

“Me një grusht në faqe” – prizrenasi pretendon se u sulmua në market nga një i mitur (VIDEO)

Me një grusht në faqe, Pranver Asllani nga Zhuri i Prizrenit pretendon se u sulmua. 

Në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai deklaroi se është sulmuar fizikisht nga një i mitur, për shkak të fjalëve të përhapura në fshat.

Sipas tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie, transmeton Klankosova.tv. 

 “Dje, faktikisht rreth orës 17:00 ose 18:00,  shkova në market. Kur u futa në market, një djalë i mitur më sulmoi me një grusht në faqe. Para se të më sulmonte, unë insistova me respekt ta largoj, meqenëse e kam pasur edhe bashkëfshatar. E pyeta pse po vjen këtu. Më tha: ‘Pse ke fol për mu?’. I thashë: ‘Ku i ke dëgju këto sene?’. Më tha: ‘Po i dëgjoj në fshat’. I thashë: ‘Mos se jemi bashkëfshatarë’”, deklaroi Asllani. 

Sipas tij, arsyeja e sulmit ishte se “thuhet që unë kam folur për të”. Ai tha se i mituri e kishte kërcënuar edhe para tre ditësh, por që nuk e kishte lajmëruar rastin në polici.

“Ky më ka kërcënuar edhe para tre dite dhe nuk e kam lajmëruar rastin në polici, por dje u sulmova fizikisht”, theksoi ai. 

“Unë dyshoj se prapa dikujt është dikush tjetër qëshantazhon”,  shtoi tutje Asllani, përcjell Klankosova.tv.  

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese:



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit