Shpalosen detaje, ja si ndodhi aksidenti që ia mori jetën Diego Jotas

- Bota Sot

Shpalosen detaje, ja si ndodhi aksidenti që ia mori jetën Diego Jotas

Diogo Jota, futbollist 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias.

Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllanë e tij André, një futbollist profesionist 26-vjeçar nga Penafiel, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimët përreth. Disa burime sugjerojnë se një nga gomat e makinës mund të ketë shpërthyer, duke bërë që ajo të dalë nga rruga dhe të shpërthejë në flakë.

Diogo Jota sapo ishte martuar me të fejuarën e tij, Rute Cardoso, vetëm 10 ditë më parë. Dasma u zhvillua më 22 qershor. Fotot tregonin çiftin me tre fëmijët e tyre: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë të lindur në vitin 2024, emri i së cilës nuk është zbuluar.

Diogo Jota, 28 vjeç, iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Ëolverhampton për 44.7 milionë euro. Që atëherë, ai ka bërë 182 paraqitje për Reds, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre tituj me Reds: një titull të Premier League (2024-25), një titull të FA Cup (2021-22) dhe një titull të League Cup (2021-22).



Lexoni të gjitha në Bota Sot