Egnatia njoftim të rëndësishëm për tifozët

- Bota Sot

Egnatia njoftim të rëndësishëm për tifozët

Egnatia do të luajë ndaj Breidablik më 8 korrik. Duel ky i vlefshëm për raundin e parë të Champions League, me rrogozhinasit që do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë.

Kampionët do të presin Islandezët në shtëpi dhe tifozët do të jenë arma plus e rrogozhinasve.

Klubi prej ditësh ka nxjerrë në shitje biletat, teksa shitja e tyre po ecën me ritme të shpejta.

Pikërisht për këtë drejtuesit kanë bërë sërish një tjetër njoftim, ku iu bëjnë thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër dhe të mbështesin ekipin. Gjithashtu biletat të mos i lënë për në moment të fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot