Teuta ka nisur punën për sezonin e ri. Durrsakët po i nënshtrohen një revolucioni, teksa synohet që në sezonin e ri të luftojnë për trofe.
Kështu është venbdosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i “Djemve të Detit”.
Enkeleid Dobi ka marrë në dorë “frenat” e durrsakëve.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Zyrtarizimi i tij do të bëhet ditën e shtunë , ku më pas do të nisë edhe punën me skuadrën.
Ish-i i Kukësit rikthehet në Superiore, teksa më parë ka drejtuar verilindorët. Një emër që e njeh mirë elitën dhe do të synojë të fitojë trofe.