FSHF shpreh ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

- Bota Sot

FSHF shpreh ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota,,reprezentuesi i Portugalisë, humbi jetën tragjikisht.

"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv", shpreh ngushëllime FSHF.



Lexoni të gjitha në Bota Sot