Pogradeci rikthen në Shqipëri lojtarin kryeqytetas

- Bota Sot

Pogradeci rikthen në Shqipëri lojtarin kryeqytetas

Pogradeci ka arritur të bëjë një afrim shumë të rëndësishëm ditën e sotme.

Pogradecarët kanë zyrtarizuar Alesio Çaushaj.

21-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas disa vitesh, teksa ka dalë nga akademia e Tiranës.

Sulmuesi është prezantuar nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe Alesio Çaushaj! 21-vjeçari, sulmmues i majtë/ i djathtë si dhe mbrojtës i djathtë është anëtari më i ri i KF Pogradecit. Klubi i uron suksese në vazhdim”, shkruan klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot