Kritikat e Lautaros?

- Bota Sot

Kritikat e Lautaros?

Duke folur për Botërorin për Klube, ku Interi mori pjesë, për “Gazzetta dello Sport” ka dhënë mendimin ish-trajneri dhe tani opinionisti Fabio Capello.

]Ja fjalët e tij: “Anët pozitive? Kam parë disa lojtarë që u përpoqën shumë, si Barella apo Lautaro, por edhe një ndryshim mentaliteti. Diçka ndryshe.

Po flas për të rinjtë si Pio Esposito apo Carboni, por edhe Sucic. Ishin më interesantët nga të rinjtë, edhe pse këto ndeshje nuk janë shumë treguese. Nxehtësia dhe lagështia e madhe ndikuan shumë, madje ishin vendimtare. Brazilianët, për shembull, janë më të përshtatur me këto kushte. Kushtet atmosferike rritën lodhjen”.

Çfarë mendimi keni për çështjen Lautaro-Calhanoglu?

Këto situata duhen zgjidhur në dhomat e zhveshjes. Lautaro foli si kapiten, siç duhet të bëjë, por kur vendos të kritikosh një shok skuadre që në atë moment nuk është i pranishëm, atëherë për mua nuk është e drejtë. Problemet gjithmonë duhet t’i zgjidhësh ballë për ballë. Është zgjidhja e vetme.

A mund të zëvendësohet një lojtar si Hakan?

Ai është Rodri i Interit. Një “regjisor”, lojtar i domosdoshëm për stilin e lojës së zikaltërve. Bën pjesë në ato shtylla rreth të cilave rrotullohet skuadra. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet dikush si ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot