Bota e futbollit u trondit nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva.
Mes zërave të shumtë që kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, është bashkuar edhe një nga figurat më të mëdha të futbollit portugez, trajneri José Mourinho.
“Vdekja e Diogo Jotës dhe e vëllait të tij André Silva është një tragjedi e thellë dhe një padrejtësi për dy të rinj që kishin gjithë jetën përpara,” – u shpreh Mourinho, duke theksuar boshllëkun që kanë lënë pas dhe ndjenjën e padrejtësisë që shoqëron këtë humbje të parakohshme.
“U dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tyre,” – përfundoi “Special One”, duke iu bashkuar dhjetëra mesazheve të solidaritetit që kanë vërshuar nga e gjithë bota e sportit.