Skuadra e Prishtinës ka bërë transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës.
Klubi i Superligës, përmes rrjeteve sociale – ka bërë të ditur transferimin e Gjorgje Saletiq.
23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Sutjeska Nikshiq.
Kurse më parë luajti në Iskra dhe Drezga.
Vlera e futbollistit është plotë 325 mijë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, por Prishtina e mori me parametra zero.